Italia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19, ku deri më tani kanë humbur jetën 17,669 njerëz nga 139,422 të prekur.
Koronavirusi ka vrarë jo pak por 100 mjekë në Itali.
Kjo shifër u komunikua nga Federata e Urdhrit të Mjekut në shtetin fqinj, (Fnomceo), në një deklaratë për mediat, në atë që duket si një buletin lufte me gjithnjë e më shumë të vdekur.
Ndërkohë në Itali kanë humbur jetën edhe 26 infermierë, teksa në total numri i të infektuarve mes mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor ka shkuar në e 6.549 raste pozitive. /albeu.com/