Humb jetën nga koronavirusi një tjetër shqiptar në SHBA

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në SHBA për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për 86-vjeçarin Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit. Mësohet se prej gati 20 vitesh Depo jetonte në Çikago, me familjen.

Të shumtë kanë qenë, familjarë e miq të tij që kanë ngushëlluar përmes mesazheve në ‘Facebook’ për këtë humbje të familjen Depo.

Mësohet se ai prej 12 ditësh qëndronte në spital, ndërsa nuk mund të fitonte betejën kundër COVID, ndërkohë që në 7 prill u nda nga jeta.


Shtuar 9.04.2020 08:58