Shqipëria po fiton ndaj koronavirusit? Bie numri i të prekurve

Shkon në 409 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 9 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 409.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Deri më tani numërohen 22 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa vijon rritja e numrit të të shëruarëve.

Ministria bën thirrje për respektimin e masave me qëllim parandalimin e pandemisë.


Shtuar 9.04.2020 09:03