Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari relator për Endrit Doklen

Indrit Dokle u lirua nga burgu më datë 14 janar 2020, me vendim të gjykatës së Krujës, vendim që u ankimua nga prokuroria.

Në gjykatën e Apelit të Tiranës është hedhur shorti për gjyqtarin relator për Endrit Doklen, i njohur ndryshe si ish-kreu i bandës së Durrësit.

Ndërkohë mësohet se dosja e Indrit Dokles ka mbërritur sot. Kjo çështje u regjistrua dhe u hodh në short. Relator në Apel u vendos Genti Shala.

Anëtarë të gjykatës janë Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa.

Por cilat ishin arsyet e lirimit të tij nga burgu?

Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, gjatë qëndrimit në qeli që prej vitit 2005, Endrit Dokle është penduar dhe ka reflektuar thellë.

Pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.


Shtuar 31.01.2020 17:40