Autoritetet gjermane kanë zbardhur identetin e shqiptarit që akuzohet se ka vrarë burrin e 28 vjeçares, Sonya K. 28- vjeçe dhe është larguar pa i hyrë gjemb në këmbë nga ky shtet. Shqiptari i prezantuar si Andrea T, në të vërtetë quhet Mariglen, por identitetin e parë e ka përdorur për të lëvizur në shtetin gjerman.
Pothuajse dhjetë muaj pas krimit, autoritetet gjermane kanë zbuluar identitetin e vërtetë të shqiptarit dhe se kanë kuptuar që gjatë gjithë kohës po ndiqnin një fantazmë me emrin “Andrea”.
Në një letër që është në dispozicion të BILD, prokurori publik pranon se deri më tani ka gjuajtur një fantazmë. “Në rrjedhën e hetimeve deri më tani, është konstatuar se emri i vërtetë i të dyshuarit është Mariglen M. dhe se ai ishte në Gjermani nën të dhënat personale të rreme,”- thuhet në dokument.
Vetë Sonya shprehet se i është dukur krejt e pabesueshme që një gjë e tillë mund të ndodhte në Gjermani apo në zonën ku ajo jetonte, në Leipzig. Vrasja ndodhi në muajin gusht në orën 3 të mëngjesit, teksa dy persona, mes tyre një shqiptar, u përfshinë në një sherr me kamarierin Emrah K. të ndjerin. Pas përleshjeve kamarieri turk u qëllua 6 herë me pistoletë dhe vdiq në vend./BILD