Grumbull me njëri-tjetrin dhe pa doreza e maskë, shqiptarët nuk i frikëson as gjoba?

Edhe pse të mos dalin nga shtëpitë për arsye të paqëndrueshme është kryetemë në ditët e sotme, shqiptarët duket se e kanë pak të vështirë t’i binden këtij rregulli.

Mëngjesin e sotëm një tufë njerëzish të cilët duken grumbull janë fotografuar tek Medresja në Tiranë shkruan albeu.com.

Ata janë shumë afër njëri-tjetrit pa respektuar distancën, pa maska dhe as doreza gjë që e bën situatën edhe më të rëndë.

Duket se përgjegjësia harrohet edhe në raste kur rrezikon jetë dhe shqiptarët nuk po “pyesin” shumë. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2020 08:52