“Ju lutem mjaft”, infermierja shpërthen në lot pas 48 orësh në kujdesin intensiv (VIDEO)

Dawn Bilbrough, 51 vjeç, nga New Jorku ka publikuar një video ku shpërthen në lot, pasi pas një turni 48 orësh në kujdesin intensiv.

Kjo pasi Dawn ka dalë nga puna, por nuk ka arritur të blejë qoftë edhe një ujë për vete për shkak të njerëzve që kanë boshatisur të gjithë raftet e supermarketeve nga paniku shkruan albeu.com.

Ajo i ka bërë një thirrje të gjithëve e shqetësuar dhe e prekur ku iu kërkon të mos blejnë më ushqime nga paniku pasi supermarketet janë hapur dhe në këtë mënyrë do të lënë njerëz të tjerë të vdesin nga uria.

Thirrja e saj është bërë virale dhe është shpërndarë qindra herë për pak kohë. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2020 08:44