Greqia nuk gjen paqe, tjetër tërmet i fortë brenda 1 ore (FOTO LAJM)

Pas lëkundjeve me magnitudë 5.3 të shkallës rihter, një tjetër tërmet ka goditur vendin fqinj.

Sërish epiqendra ka qenë në Kretë, këtë herë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter.

Qytetarët kanë dalë jashtë nga paniku, teksa për fat të mirë deri tani nuk ka raportime për të lënduar në njerëz.

Epiqendra ka qenë në det, ndaj edhe ekspertët thonë se nuk ka pasur dëme materiale.

Ndërkaq, lëkundje sizmike ka patur edhe në Itali dhe Kroaci me magnitudë 3.1 dhe 2.9 të shkallës rihter.


Shtuar 2.05.2020 14:36