Rama poston videon e zonjës që mposhti COVID-19 tek Infektivi: Pa vdekjen me sy!

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet e një gruaja e cila ka mposhtur me sukses COVID-19 dhe po largohet nga Infektivi.

Rama shkruan se kjo mund të ishte nëna e secilit prej nesh por ia arriti të fitojë pasi “pa vdekjen me sy”.

Postimi i kryeministrit Rama:

JU LUTEM SHIKOJENI KËTË NËNË SHQIPTARE

Nënë Engjëllushja, mund të ishte nëna e secilit prej nesh, e cila u kthye në jetë pasi pa vdekjen me sy në gjendjen e rëndë ku e futi Armiku i Padukshëm!

Prandaj ju lutem ta shohin e ta dëgjojnë, në radhë të parë ata këtu, që thonë virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar, largqoftë, nënat e baballarët e tyre! /albeu.com/


Shtuar 2.05.2020 14:32