Gjithçka mbyllur, që nga ora 11.00 e gjithë dita do të jetë për fëmijët

Dita e sotme u planifikua për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç, por me një ndryshim.

Këtë të diel të gjitha bizneset, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe ushqimoret, do të jenë të mbyllura.

Të moshuarit ishin të lirë të dilnin deri në orën 10:00, për t’ua lënë më pas “radhën” prindërve me fëmijë deri në 14 vjeç.

Ato do të lejohet të dalin në fashën e orarit 11:00 deri në 17:30.

Pjesa tjetër do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi, po ashtu sot do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse.


Shtuar 3.05.2020 08:30