Fshehu në trup pakot me “mall”, shqiptari del zbuluar

Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar një 32 vjeccar i cilit iu gjet fshehur në trup një sasi lënde e dyshua narkotike.

I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi u kap në dalje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip “Ford Fiesta”.

Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.


Shtuar 9.03.2020 13:45