Flet qytetari që gjeti trupin e foshnjës së pajetë në kosh: Ishte futur në kuti!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, teksa një foshnje e pajetë është gjetur e braktisur në koshin e mbeturinave.

Foshnja është gjetur nga një pjesëtar i komuniteti rom, i cili ka qenë duke kontrolluar koshin.

Ky i fundit, në një intervistë për “abcnews.al”, shprehet se trupi ishte futur në kuti dhe ishte mbështjellë me një qese blu. Ai tregon se është tmerruar kur ka parë foshnjën e pajetë dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

“E kam gjetur rreth orës 12:00. E kam parë në një qese blu. E kam hequr qesen E kam hapur dhe në atë moment kam parë krahun që ishte foshnje. Kam lajmëruar policinë dhe ajo ka ardhur urgjentisht.

E hapa kutinë dhe pashë që ishte foshnje dhe kam lajmëruar policinë direkt. Ka ardhur ambulanca. Shkova bëra deklarata dhe më lëshuan.

Tregova si i gjeta. Kam hequr vetëm shiritin se lexonte seksi mashkull. Kutinë e kam hapur me shkop. Aty u tmerrova dhe lajmërova policinë”, tha ai.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat një 32-vjeçare, pasi dyshohet se ka hedhur në koshin e plehrave foshnjën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jéte një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 18.08.2020 14:18