Flet plot krenari për shkollën e re në Surrel, ndërsa Zahon e dërgon në shkollë private

Pushtetarët në Shqipëri, shpesh i shohim në media duke i bërë elozhe arsimit në vend, sidomos arsimit publik.

Një ndër to, sigurisht që është edhe kryministri Edi Rama i cili merr pjesë me krenari pothuajse në cdo inagurim të insitucioneve arsimore publike në vend, duke deklaruar se përmirësimi është shumë i madh.

Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Veliaj morën pjesë në inagurimin e shkollën “Ymer Lala” në Surrel, fshat ku edhe banon kreu i qeverisë.

“E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”, tha Rama plot krenari sot.

Por ku po e arsimon kryeministri i Shqipërisë djalin e tij, Zahon?

Sigurisht që nuk është në asnjë nga shkollat e Tiranës të cilat ai po i inaguron krah Veliaj. Mësohet se Zaho, djali i vogël i Ramës, ndjek mësimet e ciklit parashkollor në një shkollë private në Tiranë./albeu.com/


Shtuar 25.01.2020 16:49