Një i i dënuar që po vuante dënimin në burgun e Drenovës ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçar me shtetësi nga Maqedonia e Veriut, të cilit i kishin mbetur edhe 20 ditë dënim.
Ai ishte në të njëjtën qeli me Çaush Banajn, i cili ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Ndërkohë, ka arritur në 10 numri i të infektuarve në burgun e Drenovës.