Epidemiologu kërkon më shumë teste për COVID-19 në Shqipëri

Epidemiologu Alban Ylli ka kërkuar sot shtimin e numrit të testeve, për të vënë më mirë situatën e COVID-19 në kontroll.

Në një lidhje direkte me emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Ylli u shpreh se, me shtimin e testeve do shoheshin dhe rastet e koronavirusit dhe, sipas tij, duhet të bëhen testime në forma të ndryshme.

Të lidhura

None found

“Ne mundet të themi që mund ta vendosim nën kontroll përmes masave të marra. Numri i testeve duket se është i vogël në kushtet e Shqipërisë, mund të kishim disa teste më shumë. Por çfarë do të kishim?

Do të kishim disa raste më shumë pozitive dhe do të krijonim disa iluzione më shumë për shkaqet e vdekjeve. Ndoshta në të ardhmen do të duhet të testojmë më shumë dhe në forma të ndryshme”, u shpreh epidemiologu.


Shtuar 13.04.2020 21:52