EMRI/ Arrestohet në Britani anëtari i bandës së Endrit Dokles

Një ish-anëtar i bandës së Indrit Dokles me llogari të hapura me drejtësinë italiane është arrestuar në kryeqytetin britanik, Londër.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku 51 vjeçari Vehap Biba kërkohet.

Ai u lokalizua në lagjen “Feltham” ku fshihej, në perëndim të Londrës.

Në 2011, Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

Nuk dihet se sa kohë Biba qëndronte në Londër qytet që e kishte zgjedhur si vendfshehje. /TCh/


Shtuar 18.07.2020 20:28