Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë në Itali.
Bëhet fjalë për Fati Xeka 36 vjeç me banim në Parma dhe Robert Lusha 39 vjeç, me banim në Brescia.
Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së martës, të kapur me 256 gramë heroinë dhe materiale për paketim.
Pas dyshimeve dhe të dhënave se dy shqiptarët ishin të përfshirë në aktivitetin e tregtimit të heroinës u ushtrua kontroll në rrugën Coloreto, në apartamentin ku jetonte Xeka, ku u gjet dhe një mysafiri i tij, i identifikuar si Robert Lusha.
Gjatë kontrollit në kuzhinë, brenda një krevati portativ, u gjet nastro adeziv për paketim dhe 256 gramë heroinë, qese plastike si dhe 650 euro, duke bërë që dy shqiptarët të arrestohen në kushtet e flagramcës.
Nga verifikimet e kryera nga policia, rezultoi se Lusha, ishte në liri me kusht, pasi në janar të vitit 2018, Gjykata e Parmës e kishte dënuar për trafik droge. /albeu.com/