Ekzekutimi me 3 plumba e të riut në Tiranë, gjendet arma e krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Astir.

Një i ri është qëlluar me armë zjarri në zonën e Astirit, ku po pinte një kafe në shoqërinë e dy mikeshave të tij.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se viktima është thirrur nga një person dhe ka dalë jashtë lokalit ku dhe është ekzekutuar me 3 plumba.

Ndërkohë ku ka kaluar një orë nga ngjarja e rëndë, mësohet se është gjetur dhe arma e vrasjes, një pistoletë TT.

Sipas burimeve viktima përdorte 2 mbiemra, Vilson Tafciu dhe (Noka).

Mësohet se policia është duke hetuar në dy pista, atë të kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.


Shtuar 20.01.2020 22:29