Ekzekutim mafioz, vritet me armë zjarri në vendin e punës shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se një shtetas shqiptar, 58 vjeçar, është gjendur i vrarë me armë zjari në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës në veri të vendit.

Mësohet se 58-vjeçari punonte në zonë prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.

Burime policore i thanë për TCh, se viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur, si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.

Gjeneralitet e viktimës i janë derguar autoriteteve shqiptare,në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes. Trupi i viktimë është dërguar në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.


Shtuar 24.08.2020 21:07