Të shtëna me armë në Prishtinë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 21:00 sonte në Prishtinë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në personin ndaj të cilit dy persona të panjohur kishin shtënë drejt tij, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën “Dëshmoret e Kombit” ka të shtëna me armë. Njësitë relevante të stacionit policor “Jugu” iu janë përgjigjur menjeher informatës dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes”.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar. Nuk raportohet për viktima tjera deri në këtë moment”, deklaroi Hoxha.

Policia është ende në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprime operacionale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.


Shtuar 24.08.2020 20:51