E vrau për xhelozi, babai i Manjola Cukut tregon si nisi sherri mes çiftit

Akoma nuk është harruar ngjarja e rëndë në Durrës ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyrë makabre.

Babai i viktimës, Kadri Lika ka thënë se sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit.

Vëllai i Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj për shkak të shkollimit të fëmijëve dhe punës së bashkëshortes si rrobaqepëse.

Ndërkohë Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë, kurse vëllai nxiste Lulëzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpikur edhe gënjeshtra për të, si ka një të dashur në Xhafzotaj apo është vend i keq.

Kjo ka çuar më pas në një konflikt prej kohësh, derisa më 1 shkurt Lulzim Cuku zgjodhi të vrasë me thikë në mesnatë bashkëshorten e tij nën praninë e tre fëmijëve te tyre në shtëpi.


Shtuar 20.02.2020 11:54