E kërkonte Italia për “mall”, kapet në Fier i riu

Policia e Fierit ka arrestuar 2 shtetas,1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Të lidhura

None found

Mariglen Metushi, 32 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjykata Chieti, Itali, me vendimin e datës 08.10.2015, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin:
K. B, 31 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësim i mallrave të vjedhur”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar më 31.01.2020 12:29

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş