Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në shtepi duke u mposhtur 0-1 në Air Albania nga modestët e Lituanisë.
Një lojë për t’u harruar për kuqezinjtë që nuk bindën aspak sidomos në sulm, shkruan Albeu.com.
Të lidhura
None found
Për miqtë goli erdhi në fillim të pjesës së dytë. Gjithçka nisi nga pasimi i gabuar i Gjasulës teksa miqtë shënuan me Kazlauskas pas një kundërsulmi.
Ndërkohë që Shqipëria e mbylli me 1 lojtar më pak pasi Hysaj doli me të kuq në fund të takimit pas dy kartonave të verdhë.
Pas 2 ndeshjes në Grupin C Shqipëria mban vendin e 2 me 3 pikë. /albeu.com/
