Vrasje e grabitje të bujshme, policia blindon Peqinin për Talo Çelën

Mbrëmjen e djeshme në Elbasan dhe në Peqin u realizuan dy aksione të mëdha policie për kapjen e personave të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë publike.

Burime bëjnë me dije se pranë burgut të Peqinit, dyshohet se fshihet një prej njerëzve më të kërkuar në vend, Talo Çela.

Ky i fundit është një nga të dyshuarit kryesor për grabitjen e Rinasit si dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, e ndodhur pak muaj më parë në qytetin e Durrësit.

Operacioni që po zhvillohet për kapjen e tij është i katërti, pasi tre të parët kanë dështuar. Ka dyshime se gjatë operacionit ka pasur dhe të shtëna me armë, por që derimë tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë apo forcave RENEA.

Vetë Talo Çela në një intervistë që ka dhënë për mediat nga arratia, ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me dy ngjarjet për të cilat kërkohet, dhe se me vëllezërit Haxhia kishte marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe familjare. /albeu.com/


Shtuar 12.08.2020 06:09