Tërmeti tund Shqipërinë (FOTO LAJM)

Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmeti.

Vetëm pak minuta më parë është shënuar një tjetër lëkundje në Durrës.

Lëkundja është 4.5 i shkallës rihter. Banorët në Durrës janë frikësuar sërish duke lënë banesat e tyre.

Epiqendra e lëkundjes së tërmetit ka qenë pikërisht në detin Adriatik, shumë afër qytetit bregdetar të Durrësit.

Rikujtojmë se Shqipëria po kalon një situatë të vështirë prej 26 nëntorit 2019 ku tërmeti mori 51 jetë. /albeu.com/


Shtuar 31.01.2020 21:16