Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.
Në reanimacionin e spitalit ka ndërruar jetë një zonjë, 50-vjeçare.
50-vjeçarja, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, identiteti i të cilës nuk dihet, pasditen e kësaj të mërkure shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke ndërruar jete.
Ende nuk bëhet e ditur nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi, pasi bluzat e bardha tregohen të rezervuar për të dhënë informacione.
Megjithatë priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante. /albeu.com/