Shkon në 55 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 55 numri i të prekurve nga COVID 19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të reja nga 42 raste të testuara.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:
25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina) ndërsa mësohet se janë edhe 8 mjekë prej të infektuarve.

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.
Kujtojmë se për cdo shqetësim duhet të telefononi në numrin 127!

Ministria thekson se nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.

SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.

Qëndroni në shtëpi!

Respektoni rregullat e reja!


Shtuar 17.03.2020 11:07