Aktori i Game of Thrones është i famshmi më i fundit që ka zbuluar se është i infektuar me virusin që ka kapluar botën.
I njohur për botën për rolin e Tormund Giantsbane nga seria e famshme e HBO, Game of Thrones, aktori norvegjez Kristofer Hivju ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se edhe ai është infektuar me koronavirus.
Të lidhura
None found
Me anë të një postimi që ka bërë në Instagram, ai ka thënë se ai dhe gjithë familja e tij janë në vetizolim prej kur kanë marrë vesh lajmin.
“Ne jemi mirë me shëndet – unë kam vetëm disa simptoma të lehta të ftohjes. Ka njerëz tek të cilët virusi paraqet rrezik të lartë për shëndetin e tyre, kështu që unë ju nxis të gjithë juve që të jeni ekstremist të kujdesshëm; lani duart, mbani distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri, hyni në karantinë; thjesht bëni gjithçka që të mos e shpërndani virusin”, ka shkruar aktori në postimin e tij.
Kristofer njihet si një nga personazhet më luftëtarë dhe më i fuqishëm në ‘Game of Thrones’, ndërsa ai është paraqitur edhe në një nga filmat Fast & Furious.
Ai ka treguar se për momentin po qëndron në Norvegji.
