Shkon në 277 numri i të infektuarve, cilat vatra janë më të rënduara

Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 18 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 277.

Zonat më të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Fieri. Madje, Durrësi ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve gjatë ditëve të fundit.

12 persona u infektuan menjëherë dy ditë më parë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste


Shtuar 2.04.2020 09:33