Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 3 persona të tjerë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.
Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7
