Plas armë në Vlorë, të shtëna drejt një karburanti

Qyteti i Vlorës mbetet një ndër qytetet më problematike në Shqipëri.

Pak minuta më parë janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se të shtënat janë kryer në drejtim të një karburanti në Vlorë.

Fatmirsisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi XH.S. /albeu.com/


Shtuar 26.07.2020 14:49