Nuk po shuhen flakët, kërkohet ndihmë në servisin në Durrës

5 makina janë shkrumbuar nga flakët në një servis automjetesh në Durrës, i cili po shkrumbohet nga flakët.

Ndërkohë situata në vendngjarje paraqitet alarmante, pasi flakët nuk janë vënë nën ende nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Deri më tani në vendgjarje kanë shkuar 5 forcat zjarrfikëse, ndërkohë që kërkohet ndihmë edhe nga Tirana.

Servisi ndodhet në vendin e quajtur në Xhafzotaj, ndërkohë që përreth zonës ka edhe banesa që rrezikojnë nga flakët të cilat nuk janë shuar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.


Shtuar 1.02.2020 19:57