Një tjetër viktimë nga koronavirusi tek Infektivi

Një tjetër pacient ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, i cili prej ditësh ishte i shtruar tek Infektivi.

Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një 62 vjeçar i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Ai ishte në gjendje të rëndë, i intubuar dhe nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.


Shtuar 21.06.2020 08:37