Lajme të mira nga Italia: Kaq të vdekur u shënuan në 24 orët e fundit

Italia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19 në Europë.

Deri më sot, regjistrohen 215,858 shtetas të prekur dhe 29,958 viktima.

Në 24 orët e fundit në Itali humbën jetën 243 persona, të infektuar me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar po ashtu edhe për 1 mijë e 327 raste të reja.

Sa i përket të shëruarve së fundmi, ata janë 1 mijë e 663 pacientë.

Kështu, në Itali janë regjistruar në total 30 mijë e 201 viktima që prej shpërthimit të pandemisë.

Prej disa ditësh autoritetet kanë lehtësuar masat për qytetarët.


Shtuar 8.05.2020 16:19