Edhe 7 persona të tjerë kanë rezultuar me COVID-19 në Shqipëri.
Burimet bëjnë me dije se 7 personat janë në Shkodër dhe rezultojnë raste të kontakteve të konfirmuara ditët e fundit ndërsa dy prej tyre janë raste në një fasenori në këtë qytet.
Në javën e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.
Aktualisht në qarkun Shkodër janë 61 persona të infektuar. Disa prej tyre janë shtruar tek spitali infektiv. Shtatë rastet e reja do të raportohen zyrtarisht nga ISHP, nesër para mesditës. /albeu.com/
