La pas 7 fëmijë, koronavirusi i merr jetën pacientes tek Infektivi

Një 49 vjeçare nga Kruja ka humbur betejën me koronavirusin në spitalin Infektiv.

E ndjera ka qenë e intubuar prej 10 ditësh pasi gjendja e saj ishte e rënduar.

Mësohet se gruaja ishte nënë e 7 fëmijëve dhe ishte infektuar teksa punonte në një fasoneri në Krujë, shkruan fax web.

Deri tani nga COVID-19, në vendin tonë kanë ndërruar jetën 97 qytetarë, teksa vijon dhe shtimi i ndjeshëm i rasteve të reja.


Shtuar 15.07.2020 07:32