Koronavirusi i merr jetën kirurgut te Sanatoriumi

Kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu, i infektuar me Covid-19 ka humbur sot betejën për jetën.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga kolegu i tij mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmen askujt!Si mund te ikesh keshtu nga covidi vetem sepse u shtrove ne spital per nje pathollogji banale!Mjeku njeriu mire qe luftove gjithmone per jeten e njerezve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithe populli!Te qofte dheu i lehte,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.


Shtuar 13.09.2020 09:35