Koronavirusi i merr jetën 64-vjeçares nga Elbasani

Një tjetër pacient ndërron jetë për shkak të koronavirusit në Shqipëri.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcneës.al se një 64-vjeçare ndërroi jetë në repartin Infektiv të spitalit.

Gruaja nga Bradasheshi ishte me koronavirus dhe mjekohej prej katër ditësh në kushte shtëpie. Por, rëndimi i situatës ka detyruar familjarët që ta nisin për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.


Shtuar 7.09.2020 10:02