Kolaveri nuk fitoi vetëm lirinë por edhe mbrojtje, 24 orë nën ruajtje nga policia

Ditën e sotme u lirua nga burgu Ergys Kolaveri pasi ishte dënuar me 20 vite burg.

Burimet bëjnë me dije se Kolaveri jo vetëm që fitoi lirinë, por do të ruhet 24 orë në ditë nga policia.

Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi masën e sigurisë për të, duke e lënë në “Arrest shtëpie”, por me mbikqëyrje 24 orë nga policët dhe kamerat.

Sipas informacioneve, një vendim i tillë është marrë pasi autoritetet i frikësohen një hakmarrjeje.

Ergys Kolaveri qe dënuar me 20 vite burg pasi akuzohej për atentatin me snajper të ndodhur në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit për shkaqe gjakmarrjeje.

Por nga ky atentat mbeti i plagosur gabimisht i dënuari nga Kosova, Lili Dulaj. Vetë Gazmir Daci është dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e vëllait të Ergys Kolaverit, Valmir Kolaveri. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 15:19