Kamioni del nga rruga e bie në liqen, polumbarët në kërkim trupit të 37 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës.

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.

Kamioni drejtohej nga një 37 vjeçar me iniciale F.Ll. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kolshit.

Për gjetjen e trupit të drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë janë angazhuar polumbarët e forcave RENEA.


Shtuar 29.06.2020 17:12