Humb jetën personi i tretë me koronavirus në Shqipëri

Eshtë shënuar viktima e tretë në vend nga koronavirusi.

Ai ka qenë një 71 vjeçar nga Kuçova i cili ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në spitalin Infektiv.

Por i moshuari nuk vuante vetëm nga Covid-19 pasi kishte edhe kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.


Shtuar 22.03.2020 21:22