Humb jetën nga COVID-19 43 vjeçarja

Një paciente 43-vjeçare me Covid-19 e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Pacientja me profesion farmaciste mësohet se vuante nga diabeti por nuk e kishte ditur më parë se ishte bartëse e kësaj sëmundjeje.

Abcneës.al bën me dije se motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Sanatorium ku është e intubuar, ndërsa pozitive me Covid-19 ka rezultuar edhe nëna e tyre.

Viktima 43-vjeçare ka lënë pas një vajzë 13-vjeçare. Për këtë humbje jete, nuk ka ende një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.


Shtuar 24.07.2020 07:32