Flakët përfshijnë banesën në Kurbin, gjendet një fëmijë brenda

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Sanxhak në Laç, ku nga flakët është përfshirë një banesë.

Të dhënat paraprake njoftojnë se dyshohet se nga zjarri që ka përfshirë banesën, është lënduar një fëmijë 2 vjeç.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.


Shtuar 17.01.2020 14:39