Trafikonte arabë e sirianë drejt Perëndimit, pezullohet drejtoresha e Kufirit Enkelejda Toska

Pas denoncimit në media se drejtoresha e Kufirit ishte e përfshirë në trafikimin e arabëve dhe sirianëve drejt Perëndimit, është pezulluar drejtoresha e Kufirit Enkelejda Toska.

“Top Story” shkruan se pjesë e këtij grupi është edhe bashkëshorti i drejtoreshës së Kufirit dhe Migracionit, Enkelejda Toska.

Emisioni pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami.

Atij iu kërkua ta identifikojë përmes fotove në internet.

“Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Nga profile në Facebook kuptohet që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha.

Shtetasi Sami Hoxha është bashkëshorti i drejtoreshës në “Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”.

Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018.

Dyshohet se Samiu përdorte emrin e bashkëshortes së tij dhe pozitën e rëndësishme për të kryer këtë vepër kriminale, nën dijeninë e drejtoreshës Toska. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2020 14:29