Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurisë për Izet Haxhinë. Sipas avokatit Idajet Beqiri, i cili mbron Haxhinë në këtë proces, që prej transferimit të tij nga Turqia ne drejtim të vendit tonë, rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.
Sipas mbrojtësit Beqiri arsyetimi në fjalë nuk e parashikon ligji dhe ndryshe është zbatuar për shtetas të tjerë shqiptarë. Beqiri shton se ky proces gjyqësor vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.
Të lidhura
None found
Pak muaj më parë Apeli i Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për nisje nga fillimi të gjyqit të themelit, ndërsa pas fillimit Penalja shpalli moskompetencë, duke e pasuar në Gjykatën e Posaçme. Edhe kjo e fundit i kaloi vendimmarrjen Gjykatës së Lartë për të vendosur se ku duhej të vijoj procesi gjyqësor.
