Një shqiptar është arratisur sot nga burgu ku po vuante dënimin në Kretë në Greqi.
Arratisja ka ndodhur gjatë kohës së punës dhe policia ka nisur një operacion blic për kapjen e tij.
Bëhet fjalë për një të burgosur nga burgus i punës, ku është larguar nga vendi i punës në mesditën e sotme, ndërsa kryente punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut.
I burgosuri shqiptar u dënua me burg për rezistencë, raportim të rremë në fillim, vjedhje, si dhe përpjekje për dëmtime të rrezikshme trupore.
Nuk është hera e parë që janë bërë të tilla arratisje por më pas ata janë kapur nga policia dhe janë rikthyer përsëri në qeli duke marrë edhe një dënim ekstra. /albeu.com/