E BUJSHME/ Juventus përgatit ofertë për Van Dijk (VIDEO)

Juventusi është duke përgatitur një ofertë marramendëse për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

SunSport raporton se 28-vjeçari mund të kërkojë një sfidë të re nëse e fiton Ligën Premier me Liverpoolin këtë sezon, duke ia bashkëngjitur kështu trofeve të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së UEFA-s.

Të lidhura

None found

“Pasi t’i ketë fituar shumë trofe me Liverpoolin, Juventusi mendon se ai mund të jetë i gatshëm për një sfidë të re në fund të sezonit – sidomos për faktin se ka luajtur në Mbretërinë e Bashkuar qe disa vite”

“Dhe klubi (Juve) është duke planifikuar aktivisht që të bëjë ofertë të madhe për të në verë”, ka thënë një burim pranë Bianocnerëve.


Shtuar më 2.02.2020 07:47