E bujshme! Ish-drejtoresha e Tatimeve braktis PS-në, Shehaj kandidon për LSI

Drejtoresha e famshme e Doganave, Brisida Shehaj, ka braktisur PS.

Pas kritikave të hapura, ish-drejtoresha e Tatimeve, në një intervistë për Ora News, ka dhënë lajmin e bujshëm se ka kaluar me LSI dhe mund të kandidojë më këtë parti.

Pse zgjodhe LSI?

Brisida Shehaj: Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste…”
Pse jo PS?

Brisida Shehaj: Ndryshimi ky është: jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty janë rilindasit që mendojnë të hanë socialistët.

Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet “Nano ik”. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë.

Brisida Shehaj: Në një moment të dytë.;

Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?

Brisida Shehaj: Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.


Shtuar 22.09.2020 20:24