Kishte frikë mos infektonte të tjerë, infermierja e prekur nga COVID-19 vret veten

Një lajm tragjik mësohet nga Itali, vendi ky koronavirusi vetëm sot mori mbi 700 jetë njerëzish.

Mësohet se një infermiere 34 vjeçare e cila ishte e infektuar me COVID-19 vrau veten ditën e sotme në Itali pasi kishte frikë mos kishte infektuar persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e San Gerardo në Monza.

Autoritetet njoftojnë se prej kohësh ajo ishte në gjendje jo të mirë, dhe e vuante shumë faktin se mund të kishte infektuar të tjerë.

“Ilmessaggero” shkruan se stresi gjatë punës dhe shqetësimi i infektimit të njerëzve të tjerë pasi edhe ajo rezultonte e prekur me koronavirus ishin disa nga arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem

Ndërkohë, bilanci tragjik në Itali vijon ende teksa ditën e sotme janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 6820.

Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.


Shtuar 24.03.2020 18:40