Dyshohet si “kzekutuesi kryesor” zbulohet emri i 22 vjeçarit që akuzohet për vrasjen e katër personave

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Njëri prej të arrestuarve është Altin Ndoci, emër i njohur për policinë. Ndërkohë i arrestuari tjetër është Klevis Alla, 22 vjeç i cili dyshohet si ekzekutori kryesor në të dyja.

Vrasja e vellezerve Haxhiu

Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr. 7, në Spitallë. Besmir Haxhia, 36 vjeç, dhe vëllai i tij më i vogël, Voktor Haxhia, 27 vjeç, rezultojnë me disa biznese në këtë zonë. Sipas informacioneve nga Policia, bizneset që dy vëllezërit kanë, janë një lavazh, një Exchange dhe një kompani “BVAUTO”, me shërbim karrotreci dhe dhënie me qira të automjeteve. Të gjitha këto biznese, rezultojnë në emër të 27-vjeçarit Viktor Haxhia. Ky i fundit rezulton të jetë diplomuar një vit më parë për avokat, ndërsa ishte anëtar i Dhomës së Avokatisë në Durrës. 27- vjeçari nuk rezulton të ketë ndonjë të shkuar kriminale, çka mund të sillte edhe ngjarjen e djeshme.


Shtuar 2.05.2020 09:05